Lajmi i fundit

‘Metamorfoza 2’/ Arrestohet në Milano, ‘Leksi i druve’

Putin mbështet BRICS: Jemi në rrugën e duhur!

Putin mbështet BRICS: Jemi në rrugën e duhur!

18:48, 22/08/2023
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin ka komentuar situatën ekonomike të Rusisë teksa u shfaqe virtualisht në samitin e BRICS, i cili po kryen punimet në Johanesburg.

Ai u shpreh se Rusia është pjesë e pesë vendeve më të fuqishme ekonomikisht në botë, pavarësisht nga “pikëpamjet pesimiste” nga ekspertët perëndimorë.

Presidenti rus thotë se vendi i tij ka parë më shumë se 6% rritje dhe një rritje të ekonomisë së tij në baza trevjeçare.

Megjithatë, ai deklaroi se ka paqëndrueshmëri në tregjet financiare, energjitike dhe të tjera, dhe se borxhet shtetërore dhe private po rriten.

Putin tha gjithashtu se grupimi BRICS ishte në rrugën e duhur për të përmbushur aspiratat e shumicës së popullsisë së botës.

“Ne bashkëpunojmë mbi parimet e barazisë, mbështetjes së partneritetit, respektimit të interesave të njëri-tjetrit dhe ky është thelbi i kursit strategjik të shoqatës sonë të orientuar drejt së ardhmes, një kurs që përmbush aspiratat e pjesës kryesore të komunitetit botëror, e ashtuquajtura shumicë globale”, tha ai.

Anëtarët e BRICS përfaqësojnë më shumë se 40% të popullsisë së botës aktualisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco