Lufta në Ukrainë, Rusia: Rrëzuam një tjetër dron që po i afrohej Moskës

Lufta në Ukrainë, Rusia: Rrëzuam një tjetër dron që po i afrohej Moskës

11:08, 21/08/2023
A+ Aa A-

Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar një tjetër dron ukrainas mbi territorin e Moskës.

“UAV ukrainas u zbulua dhe u shkatërrua nga forcat e mbrojtjes ajrore në detyrë mbi territorin e rrethit Istrynsky të rajonit të Moskës”, tha ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë në Telegram. Sakaq bëri me dije se nuk u shkaktuar asnjë dëm material apo njerëzor.

Më herët, ministria tha se mbrojtja ajrore rrëzoi një dron ukrainas pranë fshatit Pokrovskoye në rrethin Odintsovo në periferi të kryeqytetit.

Në asnjërin prej incidenteve nuk raportohet për viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco