Zgjedhjet presidenciale, Trump refuzon të marrë pjesë në debatet e Partisë Republikane

Zgjedhjet presidenciale, Trump refuzon të marrë pjesë në debatet e Partisë Republikane

09:50, 21/08/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në debatet presidenciale republikane me rivalët e tij në garën për Shtëpinë e Bardhë.

“Publiku e di se kush jam dhe çfarë presidence të suksesshme kam pasur”, shkroi Trump në një postim në rrjetin e tij social.

Debati i parë presidencial republikan do të mbahet më 23 gusht. Ndërsa më pas do të ketë edhe të tjerë. Votimi për zgjedhjet primare brenda partisë Republikane nis në shtetin e Ajouas më 15 janar të 2024-ës.

Sondazhet kanë treguar vazhdimisht se Trump, i cili përballet me një sërë akuzash penale, është favoriti për të fituar nominimin brenda republikanëve.

Ish-presidenti amerikan i ka cilësuar proceset gjyqësore të ngritura kundër tij një “gjueti shtrigash”, sipas tij me qëllimin për të penguar kandidimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco