Avokatët e Hunter Biden kërcënuan se do sjellin presidentin për dëshmi

Avokatët e Hunter Biden kërcënuan se do sjellin presidentin për dëshmi

11:11, 20/08/2023
A+ Aa A-

Avokatët e Hunter Biden paralajmëruan prokurorët vitin e shkuar se mbrojtja do të sillte presidentin amerikan për të dëshmuar në mbrojtje të djalit të tij.

Kërcënimi i avokatëve mbrojtës erdhi pas paralajmërimeve se ndaj djalit të presidentit mund të ngriheshin akuza penale, raporton NY Post.

Avokati i Hunter Biden, Chris Clark shkroi një letër për prokurorët tetorin e kaluar, pasi rrodhi lajmi se prokurorët kishin mjaftueshëm prova për të ngritur akuza ndaj djalit të Biden se kishte blerë në mënyrë të paligjshme një armë zjarri teksa përdorte akoma kokainë krak.

Clark tha se nëse Departamenti i Drejtësisë do të ngrinte akuza ndaj Hunter, mbrojtja do të ishte e detyruar që të thërriste në dëshmi kreun e shtetit.

“Presidenti Biden do të ishte pa diskutim një dëshmitar fakti për mbrojtjen në gjyqin penal,” thuhet në letrën e Clark.

Ndaj 53-vjeçarit Hunter Biden është ofruar një marrëveshje për pranimin e fajit nga Departamenti i Drejtësisë për akuzat e taksave federale dhe armëmbajtjes.

Marrëveshja është kritikuar nga republikanët si shumë e butë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco