Sulmi rus në Chernihiv, më shumë se 40 persona ndodhen ende në spital

Sulmi rus në Chernihiv, më shumë se 40 persona ndodhen ende në spital

07:53, 20/08/2023
A+ Aa A-

41 persona janë ende në spital duke marrë trajtim mjekësor, pasi një raketë ruse goditi një shesh qendror në qytetin e Ukrainës, Chernihiv.

Shtatë persona, duke përfshirë një fëmijë 6-vjeçar, u vranë dhe të paktën 129 u plagosën.

Nga ata 129, 15 ishin fëmijë dhe 15 policë, tha ministri i Brendshëm Ihor Klymenko në Telegram.

“Është e tmerrshme, e tmerrshme. Kishte të plagosur, ambulanca dhe xhama të thyer këtu,” tha banori vendas Valentyna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco