Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë përpara parlamentit, policia blindon godinën

FOTO/ Fenomen i rrallë në Gjermani - Stuhia e rërës mbërrin nga Saharaja në Këln

FOTO/ Fenomen i rrallë në Gjermani - Stuhia e rërës mbërrin nga Saharaja në Këln

21:33, 16/08/2023
A+ Aa A-

Një fenomen i rrallë i motit është regjistruar në Gjermani. Një stuhi e madhe rëre nga Saharaja ka mbërritur në Gjermaninë jugperëndimore pasditen e kësaj të marte.

Në Gjermaninë jugore, qielli herë pas here mbulohej nga pluhuri, ndërsa e njejta gjë ka ndodhur edhe në një pjesë të mëdha të Spanjës.

Stuhia e rërë mbërriti gjithashtu në North Rhine-Westphalia dhe në Këln. Qielli dukej i vrenjtur dhe pak i kuqërremtë. Lindjet dhe perëndimet e diellit duken më të fuqishme se zakonisht.

Qielli ka marrë ngjyrë të verdhë, portokalli dhe në disa vende ngjyrë të kuqerremtë.

Sipas Shërbimit gjerman të motit (DWD), stuhia e rërës mund të zgjasë deri në orët e natës. Por në gjysmën e dytë të natës do të shfaqen vranësira më të dendura. 

Paraditen e së enjtes, reshjet e shiut që vijnë nga veriperëndimi do të largojnë pjesërisht grimcat dhe do t'i transportojë në juglindje.

Eskpertët thonë se stuhia e rërës së Saharasë nuk është e mjaftueshme për të qenë e rrezikshme për njerëzit dhe kafshët. 

Megjithatë, nuk është mirë për shëndetin nëse dikush merr frymë intensivisht në pluhurin e Saharasë për një periudhë veçanërisht të gjatë kohore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco