Zjarr i madh në jug të Francës, evakuohen kampet me shumë turistë

Zjarr i madh në jug të Francës, evakuohen kampet me shumë turistë

13:04, 15/08/2023
A+ Aa A-

Një numër i madh i zjarrfikësve janë duke shuar një zjarr në jug të Francës, i cili çoi në evakuimin e disa kampeve me shumë turistë, raporton agjencia gjermane dpa.

Një zjarr i madh ka shpërthyer në provincën Pyrenees-Orientales, tha ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin të hënën mbrëma.

Ai kërkoi nga popullata dhe turistët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm.

U vendos një brigadë zjarrfikëse me 13 aeroplanë, tre helikopterë dhe më shumë se 500 zjarrfikës.

Zjarri shpërtheu të hënën pasdite midis qytetit të Saint-André dhe vendpushimit të famshëm bregdetar të Argelès-sur-Mer në Detin Mesdhe, thanë zjarrfikësit.

Radioja France Blue, duke iu referuar autoriteteve lokale, njoftoi se nga zjarri u shkatërruan 300 hektarë bimësi.

Tre kampe me shumë turistë u evakuuan ndërsa zjarri kërcënoi disa ndërtesa banimi dhe dyqane. Salla e sportit është përgatitur për të akomoduar të evakuuarit.

Vendndodhja e zjarrit është në perëndim të qytetit të Perpignan, jo shumë larg kufirit me Spanjën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco