Lajmi i fundit

ODEON/ Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, Oltsen Gripshi zbulon detajet: 13 shtete për...

Putin dhe Kim Jong Un zotohen të forcojnë marrëdhëniet mes tyre

Putin dhe Kim Jong Un zotohen të forcojnë marrëdhëniet mes tyre

09:00, 15/08/2023
A+ Aa A-

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë shkëmbyer letra, duke u zotuar të zhvillojnë marrëdhëniet e tyre në një “partneritet strategjik afatgjatë”, siç e përshkroi Kim.

Letrat u dërguan për të shënuar 78-vjetorin e çlirimit të Koresë nga sundimi kolonial japonez i viteve 1910-45, i cili është gjithashtu një festë kombëtare në Korenë e Jugut.

Në letrën e tij drejtuar Putinit, Kim tha se miqësia e dy vendeve u krijua gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe tani “tregon plotësisht pathyeshmërinë dhe forcën e tyre në luftën për të shtypur praktikat arbitrare dhe hegjemoninë e imperialistëve”, sipas KCNA.

“Jam absolutisht i bindur se miqësia dhe solidariteti do të rriten më tej në një partneritet strategjik afatgjatë”, tha Kim në letrën e tij.

“Të dy vendet do të dalin gjithmonë fitimtarë, duke mbështetur fuqishëm njëri-tjetrin dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin gjatë rrugës për të arritur qëllimin e tyre të përbashkët.”

SHBA-ja ka akuzuar Korenë e Veriut se ka furnizuar Rusinë me armë për luftën e saj në Ukrainë. Pheniani dhe Moska e kanë mohuar diçka të tillë.

Nga ana e tij, presidenti rus, në mesazhin e tij për Kim, u zotua gjithashtu për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe.

“Kam besim se ne do të forcojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat për prosperitetin e dy popujve dhe stabilitetin dhe sigurinë e fortë të Gadishullit Korean dhe të gjithë Azisë Juglindore”, citohet të ketë thënë Putin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco