VIDEO/ Pamje apokalipsi në Havai, arrin në 67 numri i të viktimave nga zjarret

VIDEO/ Pamje apokalipsi në Havai, arrin në 67 numri i të viktimave nga zjarret

08:14, 12/08/2023
A+ Aa A-

Të paktën 67 persona kanë vdekur nga zjarret në Havai, sipas të dhënave të fundit të publikuara sot nga autoritetet e qarkut Maui. 

“12 vdekje të tjera janë konfirmuar deri tani pasi fronti i zjarrit në Laheina mbetet aktiv. Kjo e çon numrin e të vdekurve në 67”, thuhet në një deklaratë të qarkut Maui .

Më herët, guvernatori i shtetit amerikan Josh Green është shprehur për rrjetin CNN se janë konfirmuar 59 vdekje.

 “Pa dyshim që viktimat do të jenë më shumë. Nuk e dimë saktësisht se sa do të jetë në fund”, theksoi ai.

Pamjet nga resorti popullor turistik Laheina janë tronditëse. Ekipet e shpëtimit po kontrollojnë zonën më të gjerë, ku janë shkatërruar rreth një mijë ndërtesa, duke nxjerrë trupa të djegur nga rrënojat.

 

 

Shefi i zjarrfikësve në Maui, Bradford Ventura tha në një konferencë për shtyp të enjten se përhapja e shpejtë e zjarrit dhe ndërprerja e telekomunikacionit e bënë "pothuajse të pamundur" koordinimin e autoriteteve për të evakuuar zonën në kohë.

 

 

Një pjesë e madhe e anës perëndimore të ishullit mbetet pa ujë dhe energji elektrike. 

Vullnetarët formuan dje zinxhirë njerëzorë në portin e Maalaia, ku varkat mbanin ushqim për fëmijë, pelena, rroba, karburant dhe sende të tjera thelbësore. Në vendet ku ankorimi i varkave ishte i pamundur, madje u vendosën ski jet për të ofruar furnizime.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco