Shpërthen sëmundja vdekjeprurëse në kampin e azilkërkuesve në Angli

Shpërthen sëmundja vdekjeprurëse në kampin e azilkërkuesve në Angli

22:12, 11/08/2023
A+ Aa A-

Autoritetet britanike kanë larguar emigrantët nga një kamp në brigjet jugore të vendit pasi bakteret Legionella u gjetën në ujësjellës. Që nga e hëna, emigrantët kishin filluar të transferoheshin në konejner trekatëshe Bibby Stockholm, e cila mund të strehojë rreth 500 njerëz në më shumë se 200 dhoma gjumi, si pjesë e një programi për të ulur koston e mbështetjes së azilkërkuesve.

Më shumë emigrantë pritej të vinin në javët në vijim. Mediat britanike raportojnë se bakteret u gjetën në ujësjellësin dhe ata që ishin në maune u evakuuan si masë paraprake.

Bakteri mund të shkaktojë sëmundjen e Legjionarëve, një infeksion i mushkërive që Shërbimi Shëndetësor Kombëtar e përshkruan si të pazakontë, por “shumë serioz”.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga qeveria mbi raportin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco