Forcat e Shtetit Islamik sulmojnë një autobus me ushtarakë në Siri, raportohet për 26 të vdekur dhe 10 të plagosur

Forcat e Shtetit Islamik sulmojnë një autobus me ushtarakë në Siri, raportohet për 26 të vdekur dhe 10 të plagosur

22:04, 11/08/2023
A+ Aa A-

Të paktën 26 ushtarë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një sulm ndaj një autobusi ushtarak që transportonte forcat qeveritare në Sirinë lindore. Sulmi u mor përsipër nga Shteti Islamik.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja sulmi ndodhi pranë qytetit al-Mayadeen në provincën Deir Ezzor, një pjesë e të cilit kontrollohet nga Damasku dhe aleatët e tij Irani dhe Rusia, si dhe tjetra nga luftëtarët e mbështetur nga kurdët.

“Anëtarët e Shtetit Islamik i zunë pritë një autobusi të ushtrisë siriane që transportonte ushtarë në provincën lindore Deir Ezzor”, deklaroi organizata e Të Drejtave të Njeriut në Siri.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës i kryer nga Shteti Islamik që nga fillimi i vitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco