Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Nepal, një adoleshente vdes në ‘kasolle menstruacionesh’ , duke zbatuar praktikën ‘Chaupadi’

Nepal, një adoleshente vdes në ‘kasolle menstruacionesh’ , duke zbatuar praktikën ‘Chaupadi’

21:04, 11/08/2023
A+ Aa A-

Një vajzë 16-vjeçare nga Nepali ka vdekur si rezultat i praktikës së traditës lokale të Chhaupadi, ku gratë me menstruacione detyrohen të jetojnë në kasolle larg shtëpive të tyre.

Anita Sand nga provinca Baitadi, në pjesën perëndimore të vendit, në kufi me Indinë, raportohet se ka vdekur, të mërkurën, nga një kafshim gjarpëri teksa ishte duke fjetur. Vdekja e saj është vdekja e parë e raportuar nga praktika Chowpadi që nga viti 2019 dhe aktivistët kanë frikë se përparimi për të çrrënjosur këtë praktikë po lëkundet.

Çfarë është praktika Chaupadi

Chaupadi bazohet në besimin e vjetër se gratë dhe vajzat janë të shenjta dhe nuk duhet të preken gjatë menstruacioneve. Ata nuk lejohen të bëjnë një sërë aktivitetesh dhe në disa raste detyrohen të qëndrojnë në ‘kasolle menstruacionesh’ për gjithë kohëzgjatjen e ciklit menstrual. Tradita, e cila ka lidhje me hinduizmin, është e rrënjosur thellë në Nepalin perëndimor.

Praktika e Chaupadi, e nxjerrë jashtë ligjit në 2005, dënohet me 3 muaj burg dhe gjobë prej 3,000 rupi nepaleze (rreth 23 euro). Policia e provincës Baitadi tha se po hetonte vdekjen e Anitës. Familja e saj mohoi se ajo kishte menstruacione kur ajo vdiq.

“Ne po punojmë për t’i dhënë fund kësaj praktike, por (kemi) shumë për të bërë,” tha Bina Bata, nënkryetare e bashkisë rurale Panchesuar në Baitadi.

Vdekja e fundit e raportuar nga Chowpadi ishte në vitin 2019.

21-vjeçarja Parvati Budha Rawat ishte viktima e fundit e kësaj praktike. Në vitin 2019, vajza vdiq pasi kaloi tre netë në një kasolle. Vdekja e saj ishte e pesta atë vit nga praktika. Gratë dhe vajzat vdiqën nga sulmet e kafshëve dhe nga thithja e tymit pasi ndezën zjarre në kasollet pa dritare. Kunati i Rawatit u dënua me tre muaj burg.

Vdekja e saj nxiti programe dhe fushata në të gjithë vendin për t’i dhënë fund kësaj praktike. Mijëra kasolle u shkatërruan, por duket se kanë nisur të rindërtohen.

“Pas vdekjes së Parvatit, ne shkatërruam më shumë se 7,000 ‘kasolle menstruacionesh’ në rreth,” tha Pashupati Kunwar, e cila ka bërë fushatë kundër Chowpadi për 25 vitet e fundit. Ajo theksoi se njerëzit filluan të informohen për menstruacionet dhe për legjislacionin.

“Më pas papritur erdhi Covid dhe e gjithë vëmendja u zhvendos te Covid. Pastaj njerëzit filluan të ndërtonin përsëri ‘kasolle menstruale’ ose filluan të jetonin në kasolle. Nuk kishte programe dhe fushata Chowpadi pas Covid. Njerëzit pothuajse ndaluan së foluri për të”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco