Bosi i Cosa Nostras në gjendje të rëndë shëndetësore, avokati: Shtrim urgjent në spital

Bosi i Cosa Nostras në gjendje të rëndë shëndetësore, avokati: Shtrim urgjent në spital

18:12, 08/08/2023
A+ Aa A-

Është rënduar gjendja shëndetësore e bosit të mafias Matteo Messina Denaro, i cili mbahet në regjimin 41 bis në superburgun e L’Aquila.

Ai vuan nga tumori dhe prej ditës së arrestimit vijon kurimin në burg, , ku i është ngritur një dhomë kimioterapie.

Javët e fundit Messina Denaro i ishte nënshtruar një operacioni të vogël për probleme urologjike, por më pas ishte kthyer në burg.

‘Tani Messina Denaro nuk ha më, ai gjithashtu ka vështirësi për të pirë, ka nevojë për shtrim urgjent në spital sepse i duhet të ushqehet’, tha avokati mbrojtës Alessandro Cerella.

Gjithashtu ai shton se gjëndja shëndetësore e Messina Denaros është përkeqësuar ndjeshëm dhe duhet asistuar 24 orë në ditë shpjegon avokati duke shtuar se ka nevojë urgjente për tu shtruar në spital shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco