Pushtimi rus, Ukraina bën bilancin: Janë zhdukur 1,107 fëmijë që prej fillimit të luftës

Pushtimi rus, Ukraina bën bilancin: Janë zhdukur 1,107 fëmijë që prej fillimit të luftës

16:28, 08/08/2023
A+ Aa A-

 

Gjithsej 1,107 fëmijë janë raportuar të zhdukur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, raportoi zyra e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Parlamentit të Ukrainës, Dmytro Lubinets.

“Sipas portalit shtetëror “Fëmijët e Luftës”, deri më sot 1,107 fëmijë konsiderohen të zhdukur në Ukrainë, ndërsa 15,900 fëmijë janë gjetur”, tha zyra e Lubinets në një deklaratë.

Kievi thotë se ka nevojë për ndihmën e vendeve të tjera për të bërë të mundur kthimin e fëmijëve ukrainas në atdheun e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco