Vetmia që ‘mbyt’/ Çfarë po ndodh në Zvicër? Studimi shqetësues: Të rinjtë ‘të pushtuar’ nga stresi dhe ankthi

Vetmia që ‘mbyt’/ Çfarë po ndodh në Zvicër? Studimi shqetësues: Të rinjtë ‘të pushtuar’ nga stresi dhe ankthi

15:10, 08/08/2023
A+ Aa A-

Një studim lidhur me sjelljen shoqërore dhe integrimit social të grup-moshave të caktuara ka shkaktuar jo opak shqetësim tek autoritetet shtetërore zviceriane.

Kjo pasi, krahasuar me grupmoshat e tjera, studimi thotë se adoleshentët kanë një numër relativisht të madh miqsh në Zvicër.

Studimi i Zyrës Federale të Statistikave (FSO) – që daton nga viti 2017 – e konfirmon këtë: 38% e popullsisë së moshës 15 vjeç e lart thonë se ndjehen të vetmuar.

Sipas të dhënave, mbi 85% e adoleshentëve dhe të rinjve kanë shumë miq të ngushtë dhe vetëm 4 % e atyre nën moshën 34 vjeç ishin pa asnjë mik.

Nga ana tjetër, 15 % e pensionistëve nuk kanë fare miq, rreth një e katërta kanë vetëm një ose dy miq, por çuditërisht mosha e tyre shfaqet më e lumtur.

Edhe pse me më shumë shoqëri, të rinjtë shprehen se janë më të vetmuar sesa të moshuarit.

Në Zyrih, psikologu Felix Hof rregullisht merret me njerëz që nuk kanë miqësi, thotë se nga vetmia vuajnë personat e të dy gjinive dhe nga të gjitha shtresat shoqërore.

Dhe kur bëhet fjalë për moshën, do të ishin kryesisht të rinjtë midis 18 dhe 27 vjeç dhe njerëz mbi 45 vjeç.

Gati një e treta e adoleshentëve edhe pse kanë shumë miq thonë se janë ndjerë të vetmuar, të braktisur ose të humbur.

Shkaqet kryesore mësohen të jenë rrjetet sociale, mungesa e aktiviteteve fizike dhe pasja e marrëdhënieve jo cilësore.

Teorikisht, ju mund të keni 1 milion miq, por nëse nuk investoni kohë dhe energji tek ata, do ndiheni vetëm.

Në këtë aspekt duhet të kërkoni për marrëdhënie me cilësore qofshin këto romantike apo shoqërore.

Nga ana tjetër, Felix Hof tregon se në 10 deri në 15 vjetët e ardhshme do të jenë vendimtare për evolucionin e shoqërisë. 

“Nëse nuk e trajtojmë problemin e vetmisë dhe nuk e vendosim nën kontroll, ka shumë mundësi që sistemi shëndetësor të jetë i rëndë, test se në fund ekonomia vuan jashtëzakonisht.”, thotë ai.

studiuesja Katja Rost e sheh këtë fenomen gjithashtu një rrezik për demokracinë, e cila kërkon një pjesëmarrje të caktuar.

“Me çdo person që e shmang atë, kohezioni social zvogëlohet, gjë që rezulton në gërryerjen e strukturave demokratike.

Duke bërë këtë, ata shpesh gjejnë – për shembull në rrjet – një lidhje me lëvizjet ekstremiste”, shprehet ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco