VIDEO/ Burri nga Uashingtoni shet një mur të shkatërruar për 50,000 dollarë

VIDEO/ Burri nga Uashingtoni shet një mur të shkatërruar për 50,000 dollarë

14:46, 08/08/2023
A+ Aa A-

Gjetja e një prone për 50,000 dollarë në Georgetown në Washington, ku çmimi mesatar është 1.6 milion dollarë mund të konsiderohet një pazar i madh, por si i bëhet nëse ajo pronë është një mur i shkatërruar?

Muajin e kaluar, një sekser në Keller Williams Capital Properties postoi një katalog për një pronë në lagjen Georgetown në Uashington DC për 50,000 dollarë.

Fotoja e paraqitur në ë tregonte atë që dukej se ishte një shtëpi në rresht, në fund të një blloku, por çmimi nuk kishte vërtet kuptim.

Shtëpitë në lagje shiten për mbi 1.5 milion dollarë dhe kjo ishte në një zonë vërtet të bukur, vetëm 10 minuta në këmbë larg buzë lumit dhe afër dyqaneve dhe restoranteve të modës.

Shumë njerëz u entuziazmuan kur panë një pronë që mund ta përballonin me të vërtetë për të blerë, por shpresat e tyre u shkatërruan kur kuptuan se fjala nuk ishte për një shtëpi, por për murin e pjesshëm të njërës dhe madje, për një mur të shkatërruar…

"Pronësoni një pjesë të Georgetown", thuhej në ofertën tërheqëse. “Ky mur ndodhet në adresën 30 dhe M VP. Mundësitë janë të pakufishme.”

Banori vendas Allan Berger e zotëron murin tashmë të famshëm të Georgetawn dhe pretendon se nuk po bën shaka. Ai vendosi ta nxjerrë atë në shitje pasi u grind me pronarin e shtëpisë ku është ngjitur muri.

Me sa duket, marrëdhënia e tyre nisi përzemërsisht, por në vitin 2020, pasi pronarja e shtëpisë vuri re se uji po rridhte në shtëpinë e saj, gjërat filluan të shkonin për keq.

Një inxhinier i tha asaj se mungesa e mirëmbajtjes së murit në anën jugore kishte bërë që trarët të merrnin lagështi.

Pasi nuk arriti të bindte Bergerin të rregullonte pjesën e tij të murit, pronari i shtëpisë përfshiu Departamentin e Ndërtesave të DC dhe Allan u gjobit me 1,661 dollarë për mosmirëmbajtje, duke përfshirë copëtimin e bojës, vrimat ose materialet e kalbura.

“Nuk mund ta lë shtëpinë të bjerë. Nuk mund të lejoj që një mur i rrezikshëm të shkaktojë këtë”, shpjegoi Daniela Walls, pronarja e shtëpisë. “Të gjithë po punojnë për ta zgjidhur këtë, jo sepse kanë inat e hakmarrje ndaj Allan. Kjo është për shkak se ata duan të zgjidhin një problem.”

Megjithatë, Allen Berger nuk e sheh atë kështu. Ai akuzon Walls-in se e "goditi me thikë pas shpine" dhe pranon se situata aktuale është ajo që nxiti shitjen e pronës. Daniela në fakt ofroi të blinte seksionin e murit prej tij për vlerën e vlerësuar me taksa prej 600 dollarësh, por Berger vendosi se donte më shumë për të, kështu që ai shkoi te një sekser për ta vlerësuar për 50,000 dollarë.

Walls nuk mund të përballojë të paguajë aq shumë për një pjesë të murit të shtëpisë së saj që kërkon gjithashtu rreth 25,000 dollarë riparime, si dhe mijëra të tjera për ta siguruar dhe mirëmbajtur atë. E vetmja mënyrë për të zgjidhur situatën duket se është gjetja e një blerësi tjetër për murin, por që për rrethanat e pazakonta dhe çmimin e lartë qesharak, kjo duket e pamundur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco