Vdes familja që provoi të rrojë në vetmi duke përdorur udhëzues nga YouTube

Vdes familja që provoi të rrojë në vetmi duke përdorur udhëzues nga YouTube

13:04, 08/08/2023
A+ Aa A-

Dy gra dhe një djalë adoleshent u gjetën të vdekur pasi dolën në male për të jetuar jashtë rrjetit duke përdorur vetëm njohuritë që mësuan në tutorialet e YouTube.

Trupat pjesërisht të mumifikuara të 42-vjeçares Rebecca ‘Becky’ Vance, djalit të saj 14-vjeçar dhe motrës së saj Christine, 41 vjeçe, u zbuluan së fundmi nga një alpinist në një kamp në pyllin kombëtar Gunnison.

Verën e kaluar, Becky kishte bindur djalin dhe motrën e saj që të jetonin larg botës, në vend të shkretë, të shkëputur nga një shoqëri të cilës ajo nuk e ndjente më se i përkisnin.

Fatkeqësisht, pavarësisht se kishin parë orë të tëra video të mbijetesës jasht shoqërisë në YouTube dhe në TV, ata kishin shumë pak përvojë për mbijetesën në natyrë dhe nuk u përgatitën mjaftueshëm përpara se të hidheshin në atë shkretëtirë.

Kur u zbuluan, ata nuk kishin arritur të ndërtonin një strehë tjetër përveç një tende dhe kishin pak  ushqim të konservuar dhe petë ramen për furnizime.

 Trevala dhe bashkëshorti i saj, Tommy, i cili ishte përpjekur t’i largonte Rebecca-n dhe Christine-n nga kjo ide, besojnë se dy motrat dhe djali adoleshent ndoshta ia dolën mirë në muajt e parë pasi u larguan nga Kolorado Springs gushtin e kaluar, por më pas mbase u përplasën me probleme të mëdha kur filloi moti i ftohtë.

“Këto male janë bisha. Nëse nuk dini si t'i trajtoni ato, ato do t’ju mposhtin, "tha Tommy. “Edhe njeriu më i fortë do ta kishte pasur  shumë të vështirë. Është ndoshta vendi më i ashpër në këtë anë të shpatit perëndimor me motin më të ftohtë në shtet.”

Trevala Jara i tha NBC Neës se motra e saj, Rebecca, e kishte marrë vendimin radikal për ta larguar djalin e saj nga një shoqëri që ajo nuk e konsideronte më të sigurt, veçanërisht pas pandemisë Covid. Fatkeqësisht, ajo nuk ishte e përgatitur për një mënyrë jetese të izoluar në një mjedis ekstrem, pa asnjë mënyrë për të kontaktuar askënd për ndihmë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco