U dënua me 3 vite burg, ish kryeministri pakistanez apelon vendimin

U dënua me 3 vite burg, ish kryeministri pakistanez apelon vendimin

12:23, 08/08/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka apeluar vendimin e gjykatës, pas dënimit me 3 vite burg për korrupsion, tha avokati i tij Naeem Panjutha. Khan është burgosur për tre vjet me akuzën e shitjes së paligjshme të dhuratave të qeverisë gjatë detyrës së tij si kryeministër nga 2018-22.

Khan, 70 vjeç, ka qenë në qendër të trazirave politike që kur u rrëzua nga posti i kryeministrit në një proçes mosbesimi vitin e kaluar, duke ngritur shqetësime për stabilitetin në vendin e armatosur bërthamor që po përballet me një krizë ekonomike.

Khan iu drejtua gjykatës së lartë për të “lënë mënjanë” urdhrin e gjykatës së gjyqit për dënimin e tij. Ish-kryeministri po mbahet në një burg, i cili sipas avokatëve të tij nuk është ambient për të burgosurit politikë.

Policia e arrestoi Khan në shtëpinë e tij në qytetin e Lahore të shtunën dhe dërgoi në një burg në distriktin Attock, pranë kryeqytetit, Islamabad.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco