Ngjarje e rëndë në Seul, burri hyn me thikë në një dyqan dhe vret një person dhe plagos 13 të tjerë

Ngjarje e rëndë në Seul, burri hyn me thikë në një dyqan dhe vret një person dhe plagos 13 të tjerë

17:49, 03/08/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Seul, ku pas një sulmi me thikë një person ka humbur jetën dhe janë plagosur 13 të tjerë. Mediat e huaja raportojnë se një burrë i armatosur me thikë, filloi të godiste me thikë njerëzit në një dyqan në jug të Seulit.

Këtë e ka bërë të ditur agjencia koreano-jugore Yonhap duke cituar policinë, sipas së cilës sulmuesi ishte “në grahmat e një tërbimi kafshësh”. Sulmi vjen vetëm dy javë pas një sulmi të ngjashëm më 21 korrik në kryeqytetin e Koresë së Jugut, ku një person u vra dhe tre u plagosën.

Sulmi ndodhi sot pranë stacionit të metrosë Seohyeon në Bundang, rreth 20 kilometra në juglindje të Seulit. Autori i dyshuar “u arrestua në vend”, sipas një burimi hetimor të raportuar nga Yonhap. Nëntë nga të plagosurit u goditën me thikë, ndërsa katër personat e tjerë u plagosën më herët kur i dyshuari përshkoi këmbësorët në një trotuar para goditjes me thikë.

Burri kishte veshur syze dielli dhe rroba të zeza dhe mbante një thikë me një teh shumë të gjatë, sipas dëshmitarëve të pranishëm në vendngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco