Mbretëria e Bashkuar do të japë qindra licenca të reja të naftës dhe gazit

Mbretëria e Bashkuar do të japë qindra licenca të reja të naftës dhe gazit

22:42, 31/07/2023
A+ Aa A-

Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar, të hënën, se do të japë qindra licenca të reja të naftës dhe gazit në Detin e Veriut, në një përpjekje për pavarësi energjetike, duke injoruar thirrjet e aktivistëve mjedisorë dhe Kombeve të Bashkuara për të ndaluar zhvillimin e projekteve të reja të karburanteve fosile.

Planet e shpallura nga kryeministri, Rishi Sunak, përfshijnë zotimin për një investim në vlerë prej 20 miliardë paund në projektet e ruajtjes së karbonit. Sunak, i cili ka udhëtuar për në Skoci, për të zbuluar zyrtarisht paketën e planit, ka thënë se Britania do të ketë ende nevojë për lëndë djegëse fosile edhe pasi vendi të arrijë objektivin e tij zero neto.

Ai ka shtuar se është më mirë që të prodhohet naftë dhe gaz natyror, në vend se të mbështetemi te liderët e huaj si presidenti rus, Vladimir Putin, pushtimi i të cilit në Ukrainë, bëri që çmimet globale të energjisë të rriten në mbarë botën.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka ngritur shqetësime se qeveritë po tërhiqen nga angazhimet e tyre për të ulur emetimet e gazeve serrë në një kohë kur veçse duhet të përshpejtojnë përpjekjet e tyre.

Shkencëtarët e OKB-së dhe aktivistët e mjedisit po u bëjnë thirrje qeverive në mbarë botën që të përshpejtojnë tranzicionin larg karburanteve fosile, pas një vere me temperatura të larta rekorde, thatësirë dhe përmbytje, të lidhura me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco