Lajmi i fundit

Policia franceze vret një burrë që tentoi të djegë sinagogën

Gjyshet gjermane ngrihen në protestë kundër neonazistëve: marshim në Magdeburg

Gjyshet gjermane ngrihen në protestë kundër neonazistëve: marshim në Magdeburg

11:35, 31/07/2023
A+ Aa A-

Gati 1000 njerëz u mblodhën në Magdeburg - një qytet në Gjermaninë lindore ish-komuniste - për të protestuar kundër partisë së ekstremit të djathtë AfD që mban një kongres atje.

Grupi "Omas gegen Recht", ose "Gjyshet kundër të djathtës ekstreme" përplasi kapakët e tenxheres dhe ngriti fshesa të stolisura me mesazhe që lexonin "Jashtë nazistët" duke fshirë rrugën.

Demonstruesit thanë se ishin "shumë të shqetësuar" për ngritjen e AfD-së në sondazhet e opinionit.

Gjatë dy fundjavave radhazi, anëtarët e AfD nga e gjithë Gjermania do të debatojnë mbi programin e partisë për votën evropiane në qershor 2024, ndërsa anëtari aktual i Parlamentit të BE-së, Maximilian Krah, u zgjodh me 65.7% të votave për të udhëhequr fushatën zgjedhore të AfD-së për Bashkimin Evropian 2024.

Protestuesit u mblodhën në  Magdeburg të premten dhe të shtunën, duke valëvitur pankartat.

“Ne qëndrojmë për një Magdeburg, Gjermani dhe Evropë kozmopolitane”, deklaroi grupi Omas gegen Rechts (Gjyshet kundër ekstremit të djathtë).

Ndërsa rreth 600 delegatë të partisë AfD u mblodhën për të zgjedhur kandidatët e saj për zgjedhjet parlamentare evropiane të vitit të ardhshëm, protestuesit jashtë bërtisnin: “Hiqeni nacionalizmin nga koka”.

Grupi Solidarisches Magdeburg (Magdeburg në Solidaritet), aleanca kombëtare Aufstehen gegen Rassismus (Çohu kundër racizmit), shoqata e viktimave naziste e njohur si VVN-BdA dhe anëtarë të sindikatave iu bashkuan demonstruesve të moshuar.

Heide, një anëtare e Omas gegen Rechts, u tha gazetarëve: "AfD, ata janë një parti naziste dhe ne po luftojmë kundër tyre". “Jetova sa për të parë fundin e luftës. Kjo më mjafton”, shtoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco