Grusht shteti në Nigeri! Ushtria rrëzon presidentin e vendit! Reagojnë SHBA dhe OKB

Grusht shteti në Nigeri! Ushtria rrëzon presidentin e vendit! Reagojnë SHBA dhe OKB

10:44, 27/07/2023
A+ Aa A-

10 oficerë nga ushtria e Nigerisë u shfaqën në orët e para të mëngjesit në televizionin shtetëror, duke njoftuar se kishin rrëzuar presidentin Mohamed Bazoum, kishin mbyllur kufijtë e vendit të Afrikës Perëndimore dhe kishin vendosur një shtetrrethim gjatë natës.

Duke lexuar një deklaratë me shkrim nga “Këshilli Kombëtar për Shpëtimin e Atdheut” (NSF), koloneli Amandou Abdaraman, i rrethuar nga nëntë ushtarakë të tjerë, tha: “Ne, forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë, të bashkuar në NSF, kemi vendosur t’i japim fund regjimit të Presidentit Bazum.

OKB-ja dhe SHBA-ja kanë dënuar grushtin e shtetit.

“Z. Guterres dënon në termat më të ashpër çdo përpjekje për të marrë pushtetin me forcë, çdo sulm kundër qeverisjes demokratike, paqes dhe stabilitetit në Nigeri”, tha një deklaratë e lëshuar nga zëdhënësi i tij Stephane Dujarric.

Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë shprehu “shqetësimin e thellë” për situatën dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të presidentit Bazum i cili mbahet nga garda presidenciale në Niamey.

Bazum u zgjodh president në vitin 2021 në atë që ishte tranzicioni i parë demokratik i pushtetit në një shtet që ka parë katër grusht shteti ushtarak që nga pavarësia nga Franca në vitin 1960.

Nigeri është një nga aleatët e fundit të mbetur të Perëndimit në Sahel, ku aktiviteti xhihadist është i shfrenuar. Dy vende fqinje, Mali dhe Burkina Faso, të sunduara nga grusht shteti ushtarak, i janë drejtuar partnerëve të tjerë, veçanërisht Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco