Zonja e Parë Jill Biden në Paris, feston rihyrjen e SHBA në UNESCO

Zonja e Parë Jill Biden në Paris, feston rihyrjen e SHBA në UNESCO

14:16, 26/07/2023
A+ Aa A-

Jill Biden mori pjesë në një ceremoni të ngritjes së flamurit në Paris të martën, duke shënuar rihyrjen zyrtare të Shteteve të Bashkuara në agjencinë e OKB-së.

Pas largimit nga UNESCO gati pesë vjet më parë, flamuri i Shteteve të Bashkuara u ngrit sërish të martën në organizatën kulturore të OKB-së me bazë në Paris.

Jill Biden mbajti një fjalim gjatë ceremonisë, duke vënë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit dhe të paqes globale.

“Sfidat më të mëdha të kohës sonë nuk mund të zgjidhen të izoluara”, tha Dr. Biden gjatë fjalimit të saj. “Kur ne zëmë vendin tonë në atë koalicion, ne mund të luftojmë për vlerat tona si demokracia, barazia dhe të drejtat e njeriut.”

Gjatë vizitës së saj në Francë me vajzën e saj, zonja e parë pritet të vizitojë pjesën veriore të vendit sot (e mërkurë 26 korrik) dhe të ndalojë në Mont-Saint-Michel, një vend i trashëgimisë së UNESCO-s.

Ajo do të bëjë gjithashtu një ndalesë në Varrezat Amerikane të Brittany për të nderuar ushtarët amerikanë që vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe për të nxjerrë në pah lidhjen e fortë historike që SHBA-ja dhe Franca kanë pasur.

SHBA u largua nga UNESCO në vitin 2017 pasi ish-presidenti Donald Trump pretendoi se organizata kishte "paragjykime anti-izraelite" pasi organizata e OKB-së e shpalli qytetin palestinez të Hebronit një sit të trashëgimisë botërore palestineze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco