Shërbimet sekrete britanike: Flota ruse e Detit të Zi po përgatit bllokadë portesh ukrainase

Shërbimet sekrete britanike: Flota ruse e Detit të Zi po përgatit bllokadë portesh ukrainase

14:16, 26/07/2023
A+ Aa A-

Flota ruse e Detit të Zi po pozicionohet për një bllokadë të porteve të Ukrainës, pasi Moska ndaloi një marrëveshje ndërkombëtare të grurit, sipas analistëve britanikë të mbrojtjes në Londër.

”Korveta moderne ruse ‘Sergei Kotov’ tashmë po patrullon rrugën midis Bosforit dhe qytetit port ukrainas të OdesëS”, tha sot Ministria britanike e Mbrojtjes, në raportin e saj të përditshëm të shërbimeve sekrete mbi luftën në Ukrainë.

Raporti britanik shtonte se “ekziston një mundësi realiste që ajo të jetë pjesë e një grupi pune për të përgjuar anijet tregtare që Rusia beson se po shkojnë në Ukrainë”.

Rusia lejoi që një marrëveshje ndërkombëtare e grurit të skadonte javën e kaluar, pavarësisht kritikave të ashpra ndërkombëtare.

Marrëveshja u arrit për të ndihmuar në sigurimin e furnizimit për vendet që mbështeten në grurë nga rajoni i shkatërruar nga lufta. Sipas kushteve të marrëveshjes, gruri ukrainas eksportohej nëpërmjet Detit të Zi dhe ngushticës së Bosforit të Turqisë. Tani ka frikë se uria në vendet më të varfra do të bëhet edhe më e madhe.

”Përfundimi i marrëveshjes së grurit gjithashtu rrit tani potencialin për intensitetin dhe shkallën e konfliktit të armatosur në zonën e Detit të Zi”, sipas raportit britanik.

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, paralajmëroi të martën se “Mbretëria e Bashkuar beson se Rusia mund të përshkallëzojë fushatën e saj për të shkatërruar eksportet e ushqimit të Ukrainës duke synuar anijet civile në Detin e Zi”.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar informacione të përditshme për rrjedhën e luftës që nga fillimi i luftës ruse të agresionit në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Moska akuzon Londrën për dezinformim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco