Jeta seksuale e neveritshme e shefit të mercenarëve të ‘Wagner’

Jeta seksuale e neveritshme e shefit të mercenarëve të ‘Wagner’

09:38, 26/07/2023
A+ Aa A-

BILD

Grushti i shtetit? Një dështim! Mërgimi në Bjellorusi me luftëtarët e tij nuk është veçanërisht mbresëlënës deri më tani.

Shefi i mercenarëve të ‘Wagner’, Yevgeny Prigozhin nuk është pajtuar ende me rolin e tij si një kryengritës në mërgim. Për momentin, 62-vjeçari nuk mund të bëjë më jetën e milionerit siç bënte dikur në Shën Petersburg.

Por kjo jetë e dikurshme i kishte të gjitha. Një hetim i ri nga gazeta e pavarur ruse online ‘The Insider’ ka zbuluar një panoramë të çuditshme të jetës seksuale të Prigozhin.

Sipas investigimit, përpara përpjekjes së tij të dështuar për grusht shteti kundër Moskës, shefi brutal i mercenarëve mesa duket mbante një harem me vajza shumë të reja (pak mbi 18 vjeç) në hotelin ‘Solo Sokos’ në Shën Petersburg.

‘Insider’ foli me një nga viktimat e tij, një vajzë ruse të quajtur Masha, e cila ia shiti virgjërinë Prigozhinit kur ishte 18 vjeç dhe tani thotë se i vjen keq për vendimin.

Ajo shpjegon: “Shefi i mercenarëve i preferon të dashurat më të reja, por ka sidomos një fiksim për shkëmbimin e lëngjeve trupore me virgjëreshat”.

Ai beson gjithashtu se seksi me vajzat e lindura të parat në një familje, zgjat rininë.

“Ai bënte seks pa prezervativ,” tha përfaqësuesi i sindikatës së punonjësve të seksit për ‘The Insider’, sepse ai “besonte se kështu po shkëmbente lëngjet dhe energji. Është sikur ai po merrte vitalitet prej tyre”.

Detaje pikante: Prigozhin kishte futur toptha metalikë në lafshën e penisit të tij. Ai besonte se diçka e tillë do të rriste aftësinë e tij seksuale dhe kënaqësinë e partnerëve të tij.

Në fakt, sipas burimit nga sindikata e seksit, femrat ndjenin dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale.

Masha përshkruan në bisedën e saj me ‘Insider’ se si është njohur me Prigozhin. “Isha 18 vjeç dhe jetoja në Shën Petersburg. Isha në depresion të rëndë dhe duhet të shkoja në spital. Në atë kohë takova një vajzë tjetër në moshën time, të cilën e kishin dëbuar nga shtëpia. Ajo më pyeti nëse doja të shishja virgjërinë time për 40 mijë rubla (rreth 400 euro). Unë pranova, edhe pse nuk më duheshin kaq shumë paratë”.

Ajo u njoh me tutorin e Prigozhin, një grua rreth të 30-ave me flokë të gjata të errëta. “Ajo tha që duhet të shkoj në një klinikë për të kontrolluar virgjërinë time. Më dërguan në klinikën Sogaz”.

“Te recepsioni duhej të përdorej një fjalë kyçe: ‘sporti i femrave’, çka tregonte se ata duhet të kontrollonin himenin për Prigozhinin”.

Pasi u konfirmua virgjëria e Mashës, ajo u dërgua në hotelin Solo Sokos. “Duket se ka pasur gjithmonë dhoma të rezervuara për të dhe vajzat dhe se gjithmonë ka pasur njerëz që i mbikëqyrnin,” tha Masha.

Mesa duket, shefi i mercenarëve mbante një rrjet të vërtetë seksi.

Ata i thanë se njeriu që do të takonte, ishte Prigozhin. “E tronditur plotësisht, shkova në dhomën time të hotelit dhe e prita atë”.

Pastaj gjithçka ndodhi shumë shpejt. “Ai ka një penis shumë të vogël dhe kishte disa toptha të futur nën lëkurë. Ai thjesht i vendosi paratë mbi një karrige”. Kur mbaroi, Prigozhin i tha lamtumirë dhe e udhëzoi që të bëhej më e këndshme për shkak të shprehjes së turpshme në fytyrën e saj.

Masha ishte një nga gratë e panumërta që Prigozhin vizitoi në Solo Sokos, ku vartësit e tij mbanin një harem me gra, sipas Insider.

Virgjërshat, mësoi Masha, quheshin ‘shampo’ sipas shisheve njëpërdorimëshe që gjenden në banjot e hoteleve. “Ju i hapni dhe pastaj i hidhni”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco