Lajmi i fundit

VIDEO-E vranë, e zhveshën dhe i zhdukën dokumentet/ Si u ekzekutua recepsionisti në Dhërmi

Përleshje të armatosura midis grupeve rivale në një burg në Ekuadorin jugperëndimor, 5 të vrarë dhe 11 të plagosur

Përleshje të armatosura midis grupeve rivale në një burg në Ekuadorin jugperëndimor, 5 të vrarë dhe 11 të plagosur

08:20, 25/07/2023
A+ Aa A-

Të paktën pesë të burgosur u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën në përleshjet e armatosura midis grupeve rivale në një burg në Ekuadorin jugperëndimor, thanë autoritetet.

Administrata kombëtare e burgjeve, ose SNAI, tha në një deklaratë se dhuna shpërtheu në burgun nr. 1 të Guayas në qytetin port të Guayaquil, i cili njihet si qyteti më i dhunshëm i Ekuadorit.

“Me keqardhje informojmë se, deri më tani, pesë të burgosur kanë vdekur dhe 11 janë lënduar si pasojë e këtyre ngjarjeve”, tha agjencia, duke shtuar se të plagosurit “u evakuuan menjëherë në spitale dhe janë jashtë rrezikut”.

Personeli i sigurisë dhe njësitë elitare të policisë po kontrollojnë burgun pas trazirave dhe protokollet e sigurisë janë aktivizuar në të gjitha burgjet në mbarë vendin, tha ai.

Në zhvillime të tjera, disa roje burgu mbahen aktualisht peng nga të burgosur me lidhje me grupe kriminale në katër burgje në Ekuadorin qendror dhe jugor dhe autoritetet po punojnë për të siguruar lirimin e tyre, tha agjencia.

“Për momentin, pengjet janë në gjendje të mirë”, shtoi agjencia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco