Piratët kibernetikë sulmojnë institucionet publike norvegjeze

Piratët kibernetikë sulmojnë institucionet publike norvegjeze

13:01, 24/07/2023
A+ Aa A-

Qeveria norvergjeze këtë të hënë ka njoftuar se dymbëdhjetë ministri janë bërë pre e një sulmi kibernetik.

Ka qenë kreu i agjencisë qeveritare përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve për ministritë, Eric Hope.

“Ne identifikuam një dobësi në platformën e një prej ofruesve tanë,” ka thënë Hope.

Sulmi u identifikua për shkak të trafikut “të pazakontë” në platformën e ofruesit, tha zyrtari, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme. Ai u zbulua më 12 korrik dhe është objekt i një hetimi nga autoritetet policore.

“Është shumë herët të thuhet se kush qëndron pas kësaj dhe cila është shkalla e ndikimit (sulmit)”, tha ai.

Norvegjia është furnizuesi më i madh i gazit në Evropë pas rënies së flukseve të gazit rus, si dhe eksportuesi më i madh i naftës në Evropën Perëndimore.

Sipas Hope, zyra e kryeministrit nuk u prek nga sulmi dhe as ministritë e punëve të jashtme, mbrojtjes dhe drejtësisë pasi përdorin një platformë të ndryshme.

Sektori publik i Norvegjisë ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike në të kaluarën, si në qershor 2022, kur pati një “sulm të shpërndarë të mohimit të shërbimit” (DDoS), i cili i atribuohej një “organizate kriminale pro-ruse”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco