Lajmi i fundit

EMRI/ Vdes në paraburgim i arrestuari

Aktivisti egjiptian i çliruar mbërrin në Italinë që mbrojti çështjen e tij

Aktivisti egjiptian i çliruar mbërrin në Italinë që mbrojti çështjen e tij

12:01, 24/07/2023
A+ Aa A-

Një aktivist egjiptian i profilit të lartë, i cili u lirua së fundmi nga burgu, zbarkoi të dielën në Italinë,  qeveria e së cilës e mbrojti çështjen e tij.

Patrick George Zaki u prit me duartrokitje dhe një turmë njerëzisht e mediesh kur hyri në sallën e mbërritjeve në aeroportin Malpensa të Milanos pasi kishte ardhur me një avion komercial. Ai vazhdoi rrugën për në Bolonjë, ku kishte jetuar dhe studiuar përpara se të arrestohej në Kajro në vitin 2020.

"Kjo është dita më e rëndësishme e jetës sime," u tha Zaki, 32 vjeç, gazetarëve teksa po kalonte rrugën përmes aeroportit të Milanos. Më vonë, në Bolonjë, ai u zotua të vazhdojë punën e tij për të drejtat e njeriut.

Rasti i Zaki-t ka bërë jehonë në Itali, duke u kujtuar shumë njerëzve fatin tragjik të studentit italian Giulio Regeni, i cili u rrëmbye dhe u vra në Kajro në vitin 2016. Qeveria italiane kishte kërkuar vazhdimisht lirimin e Zakit që nga arrestimi i tij në 2020.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u tha gazetarëve në Romë se kthimi i Zaki ishte "rezultat i diplomacisë, i themeluar mbi bazën e respektit të ndërsjellë".

Ajo shtoi se Italia nuk kishte reshtur së kërkuari për qartësi mbi fatin e Regenit nga autoritetet egjiptiane: “Unë nuk e konsideroj çështjen të mbyllur. Unë vazhdoj të punoj për të, siç bëra me rastin e Zaki, pa folur (publikisht)”.

Zaki u fal javën e kaluar, vetëm disa ditë pasi një gjykatë egjiptiane e dënoi atë për një akuzë për shpërndarje të lajmeve të rreme, që rridhnin nga një artikull që ai shkroi në vitin 2019 për diskriminimin e pretenduar kundër të krishterëve koptë në Egjipt.

Zaki, i cili është i krishterë, u arrestua në shkurt 2020 menjëherë pasi zbarkoi në Kajro për një udhëtim të shkurtër në shtëpi nga Italia. Ai kaloi 22 muaj në burg përpara se të lirohej në vitin 2021 në pritje të gjyqit, me kusht që të qëndronte në Egjipt.

Ai mori një diplomë master në distancë në fillim të këtij muaji nga Universiteti i Bolonjës, duke mbrojtur tezën e tij me video-konferencë.

Në Bolonja ai u prit nga zyrtarë të universitetit, të cilët i dhanë personalisht diplomën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco