‘Djali i vitit’  Imiton nënën e vdekur për t’i vjedhur 70,000 USD, babait të pikëlluar

‘Djali i vitit’ Imiton nënën e vdekur për t’i vjedhur 70,000 USD, babait të pikëlluar

11:30, 24/07/2023
A+ Aa A-

Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar është burgosur pasi mori dhjetëra mijëra paund nga llogaritë bankare të babait të tij duke falsifikuar si zërin e tij dhe atë të nënës së tij të vdekur, gjatë bisedave telefonike me stafin e bankës.

Një hetim kompleks policor zbuloi se gjatë një periudhe 14-mujore në 2017 dhe 2018, vetëm disa muaj pasi nëna e tij kishte vdekur, 42-vjeçari Daniel Cuthbert mashtroi babain e tij të pikëlluar për më shumë se 56,000 paund ose 70 mijë dollarë, duke telefonuar bankën e prindërve të tij dhe duke u paraqitur si babai i vet dhe e ndjera nëna e tij.

Zërat audio të publikuara nga Policia e Northamptonshire zbuluan se si Cuthbert falsifikoi emrin e nënës së tij të vdekur në të paktën nëntë raste.

Ai mund të dëgjohet duke iu përgjigjur saktë një numri pyetjesh sigurie përpara se të kërkojë që një shumë parash të transferohet nga llogaria e prindërve të tij në një llogari tjetër.

Cuthbert mori të gjitha kursimet e babait të tijdhe gjithashtu  edhe disa kredi në emër të tij.

"Ky ishte një abuzim vërtet i neveritshëm i besimit nga ky njeri që përfaqësonte në mënyrë të rreme babanë e tij dhe madje edhe nënën e tij të ndjerë, me qëllim që t'i mashtronte ata dhe vidhte më shumë se 70 mijë USD," tha komisari i policisë Mike Rogers.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco