Sunak pëson disfatë zgjedhore, Konservatorët humbasin dy ulëse në Parlamentin britanik

Sunak pëson disfatë zgjedhore, Konservatorët humbasin dy ulëse në Parlamentin britanik

14:39, 21/07/2023
A+ Aa A-

Kryeministri britanik, pësoi një disfatë zgjedhore në votimin e pjesshëm që u bë për 3 ulëse në parlament. Partia konservatore në pushtet humbi dy prej tyre, ndërsa mbajti vetëm mandatin e deputetit në zonën ku më herët ishte zgjedhur ish-kryeministri Boris Johnson.

Këto zgjedhje të pjesshme parlamentare prodhuan dhe deputetin më të ri në historinë e Dhomës së Komunëve, 25-vjeçarin Keir Mather, nga partia Laburiste.

Disfata për konservatorët e Sunak ishte paralajmëruar nga sondazhet, megjithatë fitorja e vogël e tij në zonën elektorale që mbahej nga Johnson, shpëtoi imazhin e tij si lider.

Megjithatë, Sunak nënvizoi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Britani të Madhe nuk do të jenë të lehta për forcën e tij politike. Zgjedhjet e pjesshme erdhën pas dorëheqjes së 3 deputetëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco