Anija luftarake/ Bukuroshja australiane e Amerikës ‘pushton’ Sidnejin

Anija luftarake/ Bukuroshja australiane e Amerikës ‘pushton’ Sidnejin

15:09, 18/07/2023
A+ Aa A-

Një luftanije e re amerikane është stacionuar në gjirin e Sidnejit, të martën, pak ditë para një ngjarje historike e cila pritet të ndodh në fundjavë.

“USS Canberra” do të jetë e para anije e marinës amerikane që është prodhuar jashtë vendit dhe e para që do të “përurohet” në një qytet të huaj, në ceremoninë që do të bëhet në Portin e Sidnejit.

Kapiteni i US Navy, Marc Crawford tha se kjo ngjarje demonstron “aleancën e pathyer” ndërmjet shtetit të tij dhe Australisë.

Pasi ta ketë kryer punën e saj në Australi, luftanija do të udhëtojë në portin “shtëpiak”, në San Diego të Amerikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco