Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

A po përfundojnë armët për Ukrainën, tek kartelet e drogës në Meksikë?

A po përfundojnë armët për Ukrainën, tek kartelet e drogës në Meksikë?

12:30, 18/07/2023
A+ Aa A-

Një raportim në një televizion meksikan pretendonte se kartelet e drogës dhe organizatat e tjera kriminale po blinin ilegalisht raketahedhëse të dërguara në Ukrainë nga Perëndimi. Por a është e vërtetë?

Një videoklip i marrë nga një burim lajmesh në Meksikë është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale duke pretenduar se tregon një anëtar të kartelit që mbante një armë të destinuar për në Ukrainë.

"Në shtetin e Tamaulipas, një anëtar i kartelit të Gjirit u filmua duke mbajtur një nga armët më ekskluzive dhe më të fuqishme, një Javelin, e cila është përdorur gjatë pushtimit të Ukrainës me një vlerë nga 20,000 deri në 60,000 dollarë." thotë spikerja në klipin i cili ka marrë miliona shikime që nga korriku.

Kjo bëri që qindra përdorues të Tëitter të pretendojnë se armët e dërguara nga Perëndimi u janë shitur në tregun e zi karteleve meksikane dhe organizatave të tjera kriminale në mbarë botën.

"Rezulton se armët ushtarake amerikane që i dërguam në *Ukrainë*, duke përfshirë raketat antitank Javelin dhe raketat lëshuese, po përfundojnë në duart e karteleve meksikane të drogës në jug të kufirit tonë. Ky është një turp," shkroi Vivek Ramasëamy në Tëitter, një kandidat në zgjedhjet presidenciale të Partisë Republikane të SHBA 2024.

The Cube hodhi një vështrim më të afërt në këtë video dhe zbuloi se ka shumë elementë mashtrues në këto pretendime. 

Çfarë thoshte raporti i lajmeve meksikane?

Që nga fillimi i pushtimit rus, vendet e NATO-s dhe SHBA-ja e kanë furnizuar me armë me vlerë miliarda euro, Ukrainën. Por janë ngritur shqetësime nëse këto armë mund të përfundojnë në duar të gabuara.

Këto frikëra kanë forcuar narrativën dezinformuese të Kremlinit kundër ofrimit të armëve për Kievin.

Megjithatë, burimi televiziv meksikan në fakt është përkthyer gabimisht dhe spikerja e përmend vetëm një herë Ukrainën gjatë raportit dhe kurrë nuk thotë se arma e parë në video ishte kontrabanduar prej andej.

Image

Majtas, ushtarët ukrainas që gjuanin me ATGM të prodhuar nga SHBA në luftën me Rusinë kurse djathtas, një anëtar i kartelit të Gjirit me të njëjtën armë u vu re në Meksikë. Burimi: Twitter

Çfarë lloj arme mban me vete anëtari i dyshuar i kartelit?

Euronews kontaktoi Raytheon Technologies, kompania që prodhon Javelin dhe ata thanë përmes një deklarate me shkrim: "Videoja nuk tregon një Javelin, i cili është me madhësi dhe formë të ndryshme."

Sipas ekspertëve të armëve, arma në video është një raketëhedhëse AT4 e prodhuar në Suedi. Është shumë më e vogël se Javelin dhe më pak e kushtueshme – afërsisht 1,500 euro krahasuar me 175,000 euro për një Javelin.

AT4 përdoret gjerësisht nga ushtritë e Amerikës Latine, duke përfshirë Meksikën, Argjentinën, Kilin dhe Kolumbinë dhe "çmohet veçanërisht në tregun e zi", sipas një raporti të Small Arms Survey.

Si SHBA ashtu edhe Suedia kanë konfirmuar se kanë dërguar AT4 në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Megjithatë, nuk ka asnjë provë që arma e parë në klip vjen nga një dërgesë e destinuar për në Kiev.

A mund të përfundojë një raketë-hedhës nga Ukraina në duart e një karteli droge?

A ka mundësi që armët e destinuara për Ukrainën t'u shiten ilegalisht organizatave kriminale? Sipas ekspertëve të shumtë të tregtisë ilegale të armëve, kjo është shumë e pamundur.

"Nuk ka kuptim nga perspektiva se si drejtohen këto tregje në Meksikë," shpjegoi Falko Ernst, një analist i lartë për Meksikën në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

"Nga pikëpamja logjistike, me të vërtetë nuk ka kuptim t'i marrësh ato në Ukrainë. Kjo do të rriste kostot logjistike dhe do të rriste çmimin. Edhe në aspektin e domosdoshmërisë strategjike, këto grupe mbështeten në armë të vogla zjarri për të bërë punën e tyre. Nuk ka asnjë shtysë për ta bërë këtë nga këndvështrimi i trafikantëve dhe grupeve kriminale meksikane," tha ai për Euronews.

Për më tepër, nuk ka pasur asnjë provë të besueshme të trafikimit të armëve jashtë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në vitin 2022, sipas Nils Duquet, drejtori i Institutit Flemish të Paqes.

"Sigurisht, ky është një konflikt i armatosur dhe armët zhduken... Por ne e dimë se trafikimi i armëve është përgjithësisht një fenomen rajonal. Pra, nëse ka trafik jashtë Ukrainës, ai në fakt do të shfaqej së pari në vendet fqinje," tha Duquet në Euronews.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco