Lirohet pas 52 vitesh burg, 'engjëlli i vdekjes' së Charles Manson

Lirohet pas 52 vitesh burg, 'engjëlli i vdekjes' së Charles Manson

08:46, 12/07/2023
A+ Aa A-

Është lënë e lirë me kusht pas më shumë se 52 vitesh burg 72-vjeçarja Leslie Van Houten, një ndër “engjëjt e vdekjes” së sektit të Charles Manson që mbolli panik dhe horror në Los Angeles në fundin e viteve 1960.

Lirimi i saj pritej pasi guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom u tërhoq nga apelimi i një vendimi të gjykatës së apelit shtetëror për t’i dhënë burgim me kusht të burgosurës, e cila ishte dënuar përjetë për vrasjen e tmerrshme Leno dhe Rosemary LaBianca në vitin 1969.

Leslie Van Houten , e njohur me nofkën “engjëlli i vdekjes” i Charles Manson, nuk mori pjesë në masakrën e Cielo Drive në Los Anxhelos, ku u masakrua në muajin e tetë të shtatzënisë aktorja  Sharon Tate , e martuar me regjisorin Roman Polanski, shoqet e saj dhe një djalë 18-vjeçar.

Vrasjet u kryen nga Tex Watson, Susan Atkins dhe Patricia Krenëinkel, nën drejtimin e Manson.

Charles Manson, udhëheqësi i çmendur i kultit që quhej “Familja Manson” kishte një listë me yje Hollivudi që kishte planifikuar të vriste. Mes tyre ishin edhe aktorja e famshme Elizabeth Taylor dhe këngëtarët Tom Jones dhe Frank Sinatra.

Plani i Manson ishte të vriste sa më shumë VIP-a, për të nisur një luftë racash, që do t’i jepte fund botës.

Ai pretendonte që të bënte përgjegjës për vrasjet anëtarët e Panterave të Zeza (Black Panthers), me shpresën se kjo do të niste një luftë të përgjakshme mes të bardhëve dhe personave me ngjyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco