SHBA: 10-vjeçari 'helmohet' pasi piu gjashtë shishe ujë brenda një ore

SHBA: 10-vjeçari 'helmohet' pasi piu gjashtë shishe ujë brenda një ore

08:42, 12/07/2023
A+ Aa A-

Një djalë 10-vjeçar nga Karolina e Jugut, SHBA , i cili u “helmua” pasi kishte pirë një sasi të madhe uji në një kohë të shkurtër, ka përfunduar në spital për mjekim .

Sipas prindërve të tij, aventura për 10-vjeçarin Ray Jordan filloi teksa ai ishte duke luajtur me shokët në fundjavë.

“Ai po vraponte jashtë me kushërinjtë e tij dhe ata po luanin. Ata vrapuan rreth shtëpisë, u hodhën në trampolinë. Në një moment Ray hyri në shtëpi për të pirë ujë. Ajo që ne nuk e dinim në atë kohë ishte se sa ujë po pinte”, tha nëna e tij për një stacion televiziv lokal.

Siç doli, brenda një ore - nga ora 20:30 e natës deri në orën 21:30,  fëmija piu gjashtë shishe ujë. “Në orën 22:30 Ray nuk mund të kontrollonte kokën, duart, asgjë. Dukej sikur i ishin “mbytur” aftësitë motorike. Ai dukej sikur kishte droguar apo kishte pirë alkool”, tha babai i tij.

Pasi e çuan fëmijën në spital, mjekët zbuluan se Ray i vogël kishte pësuar " helmim nga uji", pasi nivelet e natriumit në gjak ishin shumë të ulëta, shenjë se i ishin dëmtuar veshkat.

“Ajo që ata bënë ishte që i dhanë ilaçe diuretike për të hequr sa më shumë lëngje që i bënin presion në tru dhe për këtë na thanë se kishte dhimbje koke”, tha nëna e 10-vjeçarit.

Pas 8 orësh terapi me natrium dhe kalium për të rregulluar gjakun e 10-vjeçarit, Ray "u zgjua papritur, duke kërkuar ushqim dhe duke na pyetur: "Ku jam? Çfarë ndodhi?" shtoi ajo. Fatmirësisht, Ray i vogël tani është shëruar plotësisht pa asnjë problem nga aventura e tij shëndetësore./ar/sh/SYRI.NET

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco