Helikopteri me meksikanë rrëzohet në Everest, të paktën 6 viktima

Helikopteri me meksikanë rrëzohet në Everest, të paktën 6 viktima

08:40, 12/07/2023
A+ Aa A-

5 turistë meksikanë dhe një pilot humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë shumë pranë majës më të lartë të botës, në Everest.

Sipas të dhënave paraprake, helikopteri që transportonte turistët u rrëzua ndërsa kthehej nga udhëtimi shumë pranë zonës së Lamajura.

Viktimat ishin të gjithë anëtarë të një familje, teksa piloti ishte me origjinë nepaleze. Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për shkaqet e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco