Vala e të nxehtit në Evropë po bën që shumë njerëz të gjejnë mënyra interesante për t'u freskuar Armin Wolf e derdhi shishen me ujë mbi kokë

Vala e të nxehtit në Evropë po bën që shumë njerëz të gjejnë mënyra interesante për t'u freskuar

08:28, 12/07/2023
A+ Aa A-

Me temperatura që kalojnë 40 gradë Celsius në shumë pjesë të Evropës, njerëzit po shkojnë drejt pishinave dhe “qendrave të freskimit”.

Me një gjest madhështor për të përforcuar nevojën për t’u qetësuar në valën e nxehtë të Evropës, spikeri austriak i lajmeve Armin Wolf derdhi një shishe ujë mbi kokën e tij kur ishte në transmetim.

Ky vend është një ndër disa në Evropë që po provon temperatura në 30 gradë Celsius, njofton Euronews.

E hëna e 10 korrikut ishte dita më e nxehtë deri më tani në Austri. Një studim i ri tregoi se kishte 419 vdekje të lidhura me nxehtësinë në vend vitin e kaluar - më shumë vdekje sesa në aksidente trafiku.

Vapa ka bërë që njerëzit të dynden në “qendra të veçanta ftohjeje”, të ngritura nga autoritetet lokale.

Në Spanjë, sinoptikanët thonë se nxehtësia mund të ketë arritur kulmin, duke kaluar 40 gradë Celsius në disa vende. Zaragoza, Teruel, Granada dhe Albacete janë në alarm të kuq dhe mund të thyejnë rekorde të temperaturës.

Për të ofruar pak lehtësi, të notosh në pishinat vendore në Zaragoza tani kushton 40 për qind më pak se zakonisht.

Një grua shpjegoi: "Do ta kalojmë ditën këtu sepse nuk mund të qëndrojmë në shtëpi, edhe nëse gjithçka është e mbyllur, dhe aq më pak në rrugë."

Situata të ngjashme ka pasur edhe në Francë, ku shumë qytete janë përvëluar prej disa ditësh. Lioni ka parë temperaturat më të larta në 42 Celsius.

Megjithatë, stuhitë e forta pritet të qetësojnë gjërat për pjesën tjetër të javës./ar/sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco