Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mbi 10 milionë regjistrime që në orët e para, çfarë po ndodh me aplikacionin e ri të Meta-s?

Mbi 10 milionë regjistrime që në orët e para, çfarë po ndodh me aplikacionin e ri të Meta-s?

20:31, 06/07/2023
A+ Aa A-

Meta ka prezantuar aplikacionin e saj “Threads” dhe shefi ekzekutiv, Mark Zuckerberg, ka thënë se ky aplikacion i sapolëshuar synon të tejkalojë Twitter-in.

Ekspertët thonë se “Threads” mund të tërheqë përdoruesit e Twitter-it të cilët mund të jenë të pakënaqur me ndryshimet e fundit në platformë.

“Threads”, që për momentin nuk po lansohet tani në Bashkimin Evropian, i lejon përdoruesit të postojnë deri në 500 karaktere dhe ka shumë veçori të ngjashme me Twitter.

Në aplikacion u regjistruan mbi 10 milionë njerëz në shtatë orët e para, tha Zuckerberg.

Më herët, ai tha se mbajtja e platformës “miqësore… do të jetë përfundimisht çelësi i suksesit të saj”.

Por shefi i Twitter-it, Elon Musk u përgjigj: “Është pafundësisht e preferueshme të sulmohesh nga të huajt në Twitter, se sa të kënaqesh me lumturinë e rreme të Instagramit të fshehtë”.

Kur u pyet në nëse aplikacioni “Threads” do të jetë “më i madh se Twitter”, Zuckerberg tha: “Do të duhet pak kohë, por mendoj se duhet të ketë një aplikacion për biseda publike me mbi 1 miliard njerëz në të.

“Twitter ka pasur mundësinë për ta bërë këtë, por nuk e ka arritur. Shpresojmë se do ta bëjmë”. Konkurrentët kanë kritikuar sasinë e të dhënave që aplikacioni mund të përdorë. Kjo mund të përfshijë të dhëna shëndetësore, financiare dhe të shfletimit të lidhura me identitetin e përdoruesve, sipas Apple App Store.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco