Jepet drita jeshile, uji i centralit bërthamor të Fukushimës do të derdhet në det

Jepet drita jeshile, uji i centralit bërthamor të Fukushimës do të derdhet në det

11:48, 04/07/2023
A+ Aa A-

Një rregullator i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka aprovuar planet e Japonisë për të derdhur ujin e centralit bërthamor Fukushima në det.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, derdhja e ujit të centralit në det do të ketë një impakt të papërfillshëm në mjedis.

Drita jeshile e IAEA vjen në një kohë kur plani i Tokios është kundërshtuar nga Pekini dhe Seouli.

Godina e Fukushima-s nuk ka më hapësirë të mjaftueshme për të mbajtur ujin që përdorej dikur për të ftohur reaktorët nuklearë. Japonia nuk ka njoftuar ende një plan sesi do të bëhet derdhja e ujit dhe projekti ka nevojë po ashtu për një aprovim nga një tjetër rregullator.

Kujtojmë se në 2011, një cunami i shkaktuar nga një tërmet me magnitutë 9.0 përmbyti tre nga reaktorët e Centralit Bërthamor Fukushima. Ngjarja u cilësua si një nga katastrofat më të mëdha bërthamore në botë që pas Çernobilit.

Pas cunamit, mbi 150,000 njerëz u evakuuan nga zona e përjashtimit rreth e qark centralit, urdhër ky që mbetet ende në fuqi. Operacioni i pastrimit i ka kushtuar qeverisë së Japonisë triliona yen dhe pritet që të zgjasë për 40 vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco