Pamje magjepëse, Superhëna e korrikut dhuroi spektakël

Pamje magjepëse, Superhëna e korrikut dhuroi spektakël

07:39, 04/07/2023
A+ Aa A-

Sipas NASA-s, superhëna e korrikut është shfaqur e plotë tre ditë.

E njohur si Buck Moon, ajo është më afër se normalja në orbitën e saj rreth Tokës.

Kjo është për shkak se orbita e Hënës nuk është një rreth i përsosur për shkak të tërheqjes gravitacionale të Tokës; në vend të kësaj është eliptike, si një rreth i zgjatur ose ovale.

Për shkak të kësaj, ka raste në orbitën 27,32 ditore të Hënës kur ajo është më afër Tokës dhe raste të tjera kur është më larg.

Superhëna ndodh kur Hëna është në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj dhe gjithashtu në fazën e Hënës së plotë.

Emri i saj “Buck Moon” e cila në shqip përkthehet si “Hëna e Drerit” e ka prejardhjen nga fiset indigjene amerikane Algonquin dhe është një referencë për kohën e vitit kur brirët e rinj fillojnë të rriten te dreri mashkull.

Këtu janë disa fotografi të Buck Moon nga e gjithë bota të dielën dhe të hënën:

 

ImageHëna e plotë ngrihet mbi tempullin e lashtë të Poseidonit në Cape Sounion, në Sounion, Greqi, të hënën

ImageHëna e plotë që ngrihet pas Ujëvarës Iguazu, në anën argjentinase të lumit Igauzu

ImageHëna Buck ndriçoi qiellin blu ndërsa u ngrit mbi farin e Shën Marisë në Whitley Bay, Tyne and Wear të dielën

ImageQielli i errët në Stockingford, Warwickshire, u ndriçua nga tonet portokalli të Buck Moon

ImageNjë traktor lëron fushën në prani të superhënës pranë qytetit të Ashkelon, në Izraelin jugor, të hënën

ImageSuperhëna ngrihet mbi Seaton Sluice në Northumberland

ImageNjë hënë e plotë perëndon prapa Xhamisë Blu dhe Xhamisë së Madhe Hagia Sophia, në Stamboll, Turqi

ImageStatuja ikonë e Lirisë në qytetin e Nju Jorkut ndante horizontin me Buck Moon

ImageNjë avion duke fluturuar mbi Buck Moon në qiellin mbi Paris

ImageShikuesit që ndjekin një lojë sportive duket se nuk e vënë re hënën e plotë pas tyre në Kutaisi, Gjeorgji

ImageNjë zog fluturon përtej Buck Moon ndërsa ngrihet në qiell mbi një far në portin e Malaga, Spanjë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco