SHBA-ja përkrah Izraelin pas sulmit në Bregun Perëndimor

SHBA-ja përkrah Izraelin pas sulmit në Bregun Perëndimor

19:56, 03/07/2023
A+ Aa A-

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka thënë më 3 korrik se SHBA-ja është duke e monitoruar nga afër situatën në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku forcat izraelite kanë goditur kampin Jenin me sulme më dronë.

“Ne mbështesim sigurinë dhe të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur popullin e vet kundër Hamasit, Xhihadit Islamik Palestinez dhe grupeve të tjera terroriste”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Operacioni i forcave izraelite nisi me disa sulme me dronë. Videot e publikuara në rrjetet sociale kanë shfaqur tymin duke dalë nga një bllok banimi.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se gjatë operacionit të paktën tetë palestinezë janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur.

Muajin e kaluar, ushtria izraelite vrau të paktën gjashtë palestinezë gjatë një bastisjeje brenda kampit Jenin. Kjo ishte bastisja e parë e kryer në këtë kamp pas shumë vjetësh dhe në këtë operacion, Izraeli përdori helikopterë ushtarakë.

Ndërkaq, shtatë ushtarë izraelitë dhe policë kufitarë u plagosën në atë operacion.

Dhuna midis izraelitëve dhe palestinezëve është përkeqësuar që nga viti i kaluar.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor në luftën gjashtëditore më 1967.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco