Zi në familjen e Robert De Niros, ndërron jetë nipi i tij 20-vjeçar

Zi në familjen e Robert De Niros, ndërron jetë nipi i tij 20-vjeçar

11:27, 03/07/2023
A+ Aa A-

Nipi i Robert De Niros,  Leandro De Niro Rodriguez , ka vdekur në moshën 20-vjeçare. Vajza e madhe e aktorit, Drena De Niro, e ka konfirmuar lajmin tragjik në rrjetet sociale duke thënë se nuk e di se si do të vazhdojë të jetojë pa të.

Duke nderuar djalin e saj në Instagram dhe pa treguar shkakun e vdekjes së tij, ajo shkroi: “Engjëlli im i bukur i ëmbël. Te kam dashur qe ne momentin qe te ndjeva ne bark. Ti ishe gëzimi im, zemra ime dhe gjithçka që ishte e pastër dhe e vërtetë në jetën time. Do të doja të isha me ty tani. Do te doja te isha me ty. Nuk e di si do të jetoj pa ty, por do të përpiqem të vazhdoj dhe të përhap dashurinë dhe dritën që më ke bërë të ndjej kur u bëra nëna jote. Ti ishe i dashur dhe do të doja që vetëm dashuria të të shpëtonte. Më vjen shumë keq . U prehsh në paqe dhe në Qiellin e Përjetshëm, djali im i dashur.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco