Trazirat në Francë, kryetari i një bashkie dhe stafi bëjnë roje në godinë gjatë natës

Trazirat në Francë, kryetari i një bashkie dhe stafi bëjnë roje në godinë gjatë natës

09:25, 03/07/2023
A+ Aa A-

Nga maja e bashkisë së tij, Bernard Jamet vëren me qetësi Sannois (Val-d’Oise), qytetin e tij.

Kjo “birucë”, siç e quan ai me humor, i lejon të vëzhgojë të shtënat me fishekzjarrë ose tymuese nga adoleshentët e rebeluar pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel nga policia.

Qëllimi i tij është t’i denoncojë sjelljet e dhunshme në polici. Mbi të gjitha, ai ka një pamje të papenguar të rebelëve të mundshëm që do të donin të sulmonin bashkinë e tij, siç është kjo tentativë për ndërhyrje në natën e 29-30 qershorit.

Atë mbrëmje, disa individë thyen dyert e bashkisë përpara se të hidhnin benzinë në të gjithë sallën. Një situatë që mund të kthehej në tragjedi nëse kryebashkiaku nuk do të kishte ardhur për të arsyetuar me protestuesit.

“Ishte situatë e nxehtë“, pranon ai.

Që atëherë, ai dhe ekipi i tij komunal kanë qëndruar në bashkinë e qytetit çdo mbrëmje, nga ora 23:00 deri në orën 03:00 dhe kanë lënë dritën ndezur për të treguar se ka prezencë njerëzish.

“Në fillim u ndamë në dy grupe”, shpjegon Laurence Trouzier-Evêque, nënkryetarja e bashkisë, duke shijuar një copë byreku të sajuar nga kolegët e saj.

“Por në fund atmosfera është e mrekullueshme dhe vendosëm të qëndrojmë bashkë”, shtoi ajo.

Ata gjithashtu mund të mbështeten te disa banorë vendas të cilët qëndrojnë roje para dyerve të hyrjes. Në katin e poshtëm, Stéphane dhe Bruno, një punonjës i bashkisë dhe një zyrtar i zgjedhur, synojnë të mbrojnë institucionin e tyre

 Nëse këtë të dielë në mbrëmje, atmosfera mbetet e qetë si dy netët e fundit, por ata janë gjithsesi të bindur për të bërë roje.

“Për sa kohë ka revoltë, duhet të qëndrojmë“, siguron Stéphane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco