Ukraina rrëzon të gjithë dronët e nisur nga Rusia

Ukraina rrëzon të gjithë dronët e nisur nga Rusia

09:16, 02/07/2023
A+ Aa A-

Mbrojtja ajrore në Ukrainë ka qenë në gatishmëri të plotë dhe rrëzoi dhjetëra dronë rusë që kishin si objektiv qytetin e Kievit.

Lajmi konfirmohet nga zyrtarë të lartë të ushtrisë ukrainase, të cilët bëjnë me dije se ky ishin sulmi i parë me dronë nga Rusia pas më shumë se dy javësh.

‘Forcat tona asgjësuan çdo kërcënim ajror gjatë natës’, shpjegon Serhiy Popkov, i cili shprehet se të gjithë dronët e rrëzuar ishin prodhim iranian.

Ndërkohë, ndonëse ka qenë i ngadaltë, arritjet e pakta të kundërofensivës ndaj rusëve kanë bërë që presidentin Zelensky të shtojë pretendimet e tij në lidhje me një negociatë të mundshme me liderin rus për fundin e luftës.

Zelenky mësohet të ketë thënë përpara takimit me kryeministrin spanjoll Sanchez se diplomacisë do t’i hapet rrugë vetëm nëse Ukraina do të shtyjë kufijtë e saj ku ata ishin në vitin 1991, kërkesë kjo që në fakt duket e parealizueshme dhe nga aleatët kryesorë të Kievit.

Më vonë, në mesazhin e çdo mbrëmjeje drejtuar kombit ukrainas, Zelensky u angazhua se shumë shpejt do të garantohen të gjitha kushtet për rikthimin në vend të të gjithë personave që u larguan me nisjen e luftës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco