Lajmi i fundit

‘Metamorfoza 2’/ Arrestohet në Milano, ‘Leksi i druve’

Misteri i vrasjes së pronarit të një prej ndërtesave të famshme në Britani

Misteri i vrasjes së pronarit të një prej ndërtesave të famshme në Britani

20:31, 30/06/2023
A+ Aa A-

Stuart Wyndham Murray Threipland është gjetur i vdekur me një plagë të shkaktuar me një armë zjarri në kokë në Wilton House, pranë Salisbury, në një nga godinat më të famshme të Anglisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në të njëjtën ditë kur prona e tij, kështjella me 13 dhoma gjumi në Dunbeath, në Skoci, kishte dalë në shitje për 25 milionë paunde. Sipas mediave britanike, Threipland drejtonte 15 kompani, ndërsa dha dorëheqjen prej tyre pikërisht ditën kur ndodhi ngjarja.

‘Policia u njoftua për ngjarjen në orën 13:10 të 12 qershorit. Nuk besohet të ketë ndonjë rrethanë të dyshimtë’, tha ndër të tjera policia e Wiltshire në një deklaratë.

Ndërkohë, kështjella e tij ka 13 dhoma gjumi, 9 banja dhe 3 dhoma pritje. Hapësira e tokës në të cilën ajo ndodhet është rreth 28 mijë hektarë.

Ai u gjet i pajetë i shtrirë pranë një arme gjahu, ndërsa policia u njoftua nga një mik i tij që kishte mbërritur në vendin e ngjarjes. Në ekzaminimet pas vdekjes u konfirmua se shkaku i humbjes së jetës ishte bërë një plagë me armë zjarri në kokë.

Megjithatë, autoritetet kanë urdhëruar të kryhen teste të tjera dhe hetimi u shty për një datë tjetër në muajin gusht.

Threipland ishte martuar dy herë, së pari me Belinda Mary Musker, me të cilën kishte 3 fëmijë, ndërsa më pas u martua me Claire Rose Pelly.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco