Lajmi i fundit

Denoncoi lidhjet e Edi Ramës me organizatat mafioze, kërcënohet gazetari Zigfrido Ranucci

Shtohen spekulimet për fatin e Sergei Surovikin, 'Gjeneral Armagedonin'

Shtohen spekulimet për fatin e Sergei Surovikin, 'Gjeneral Armagedonin'

21:02, 29/06/2023
A+ Aa A-

Po shtohen spekulimet pasi një gjeneral i lartë rus u zhduk nga sytë e opinionit publik pas rebelimit të mercenarëve rusë.

Presidenti rus ka arritur ta dëbojë shefin e mercenarëve të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, i cili udhëhoqi një rebelim të shkurtër javën e kaluar, por fati i disa gjeneralëve të lartë është ende i paqartë.

Ka pasur raporte të pakonfirmuara se njëri prej tyre me lidhje me Prigozhin është arrestuar dhe një tjetër mungonte në mënyrë misterioze në disa aktivitete ku morën pjesë presidenti Vladimir Putin dhe ministri i luftës Sergei Shoigu.

Bota e errët e politikës së Kremlinit ka çuar në spekulime të forta se disa oficerë të lartë ushtarakë mund të kenë bashkëpunuar me Prigozhin dhe tani mund të përballen me dënimin për kryengritjen që çoi në një marshim të shkurtër drejt Moskës dhe që Putin e ka etiketuar tradhti dhe një "thikë pas shpine."

Spekulimet u përqendruan mbi gjeneralin Sergei Surovikin, i cili ka lidhje të gjata me Prigozhin dhe nuk është parë që nga fillimi i rebelimit, kur ai postoi një video duke kërkuar t'i jepet fund.

Dyshimet

Një bloger ushtarak rus, "Moscow Times" dhe "Financial Times" raportuan se Surovikin, i cili është gjithashtu komandant i forcave ajrore ruse, është arrestuar.

Alexei Venediktov, ish-kreu i Ekho Moskvy, një radio stacion i pavarur i shquar që u mbyll nga autoritetet pasi Moska pushtoi Ukrainën, tha se gjenerali Surovikin dhe togerët e tij të afërt nuk kanë qenë në kontakt me familjet e tyre për tri ditë, por nuk kanë thënë se ai u ndalua.

Një tjetër kanal i shquar i mesazheve ushtarake, Rybar, i cili drejtohet nga një ish-oficer shtypi i Ministrisë së Mbrojtjes, raportoi se një spastrim në radhë ishte duke u zhvilluar ndërsa autoritetet kontrollonin se disa mund të kishin mbajtur anën e Prigozhin.

Gjenerali Surovikin ka qenë i lidhur me Prigozhin që kur të dy ishin aktivë në Siri, ku Rusia ka ndërmarrë një aksion ushtarak që nga viti 2015 për të mbështetur qeverinë e presidentit sirian Bashar Assad dhe për ta ndihmuar atë të rimarrë territorin pas një lufte civile shkatërruese.

Ndërsa Prigozhin kishte lëshuar fyerje të ashpra ndaj Shoigut dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Valery Gerasimov përpara kryengritjes së javës së kaluar në të cilën ai kërkoi rrëzimin e tyre, vazhdimisht e ka lavdëruar Surovikin. Megjithatë, kur filloi rebelimi, gjenerali Sergei Surovikin regjistroi një video duke kërkuar ndalimin e kryengritjes.

Gjeneral Armagedoni

Tullac, me pamje të ashpër, Surovikin i cili u mbiquajt "Gjeneral Armagedoni" (term biblik) nga mediat perëndimore për taktikat e tij brutale në Siri dhe Ukrainë, u vlerësua për mbështetjen e mbrojtjes ruse pas tërheqjes së Moskës nga zona të gjera të territorit ukrainas vjeshtën e kaluar mes një kundërofensivë të shpejtë nga Kiev. 

I emëruar nga Putini në vjeshtë për të udhëhequr forcat ruse në Ukrainë, Surovikin kryesoi fushatën e bombardimeve që shënjestroi termocentralet e Ukrainës dhe infrastrukturën tjetër jetike, por nuk arriti të ndalonte furnizimin me energji elektrike.

Në janar, Putini e zëvendësoi atë me Gerasimov, duke e vënë shefin e Shtabit të Përgjithshëm në krye të betejës ruse në Ukrainë. Surovikin u la në postin e zëvendësit të Gerasimov.

Po dhe fati i vetë Gerasimov është gjithashtu i paqartë pas kryengritjes së dështuar. Ndërsa Shoigu u shfaq në disa aktivitete ku mori pjesë Putin, Gerasimov mungonte në mënyrë misterioze.

Nëse një spastrim është me të vërtetë duke u zhvilluar, ai mund të destabilizojë zinxhirin e komandës ushtarake dhe të gërryejë moralin e trupave në mes të fazës fillestare të kundërofensis së fundit të Ukrainës dhe t'i ofrojë Kievit një shans për të rimarrë më shumë terren./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco