Madonna në shtëpi pas ditëve në spital, data të reja për turneun botëror

Madonna në shtëpi pas ditëve në spital, data të reja për turneun botëror

20:04, 29/06/2023
A+ Aa A-

Nju Jork  – Madonna ka shkuar në shtëpi pas një qëndrimi disaditor në spital dhe po “ndihej më mirë”, i tha AFP-së të enjten një burim i afërt me çështjen.

Superylli i popit, 64 vjeçe, ishte e sëmurë me një "infeksion të rëndë bakterial" që e shtroi atë në një njësi të kujdesit intensiv, tha menaxheri i saj Guy Oseary në një deklaratë të mërkurën.

Ajo pritet të shërohet plotësisht, tha ai, por u desh të shtynte turneun e saj  "Celebrations" që do të fillonte më 15 korrik.

Turneu i saj global, pothuajse i shitur, u cilësua si homazh për karrierën e gjatë prej më shumë se katër dekadash të Madonës.

Ndalesat në Shtetet e Bashkuara do të përfshinin Detroitin, Çikagon, Majamin dhe Nju Jorkun, qytetin ku filloi ngritja e saj e përfolur drejt majës.

Më pas ajo ishte planifikuar të vazhdonte në Evropë, me ndalesa në Londër, Barcelonë dhe Paris, si dhe katër dalje në Mexico City.

Ikona fituese e Grammy-t, duke përfshirë "Like A Virgin" dhe "Material Girl" ka pasur një ndikim një karrierë yjore në muzikë.

Menaxheri i saj ishte zotuar të jepte më shumë informacion kur të ishte në dispozicion, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara.

Në vitin 2020, Madonna iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e kyçeve pas një dëmtimi të pësuar në turneun e saj "Madame X"./ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco