Pence, i pari nga kandidatët republikanë për president që viziton Ukrainën

Pence, i pari nga kandidatët republikanë për president që viziton Ukrainën

18:47, 29/06/2023
A+ Aa A-

Mike Pence, ish zëvendëspresidenti i Donald Trump ka bërë një udhëtim të paparalajmëruar në Ukrainë ditën e sotme.

Kështu, Pence bëhet kandidati i parë i republikanëve që viziton Ukrainën. Sipas asaj që raporton NBC, Pence u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy gjatë vizitës së tij.

Duke folur për mediat, ai tha: ‘Besoj se Amerika është liderja e botës së lirë.’

 ‘Por të vish këtu si qytetar privat, të kesh mundësi që të shohësh personalisht heroizimin e ushtarëve ukrainas që mbajnë radhën në pyje, të shohësh heroizmin e njerëzve këtu në Irpin, të cilët zmbrapsën ushtrinë rusë, të shohësh familjet e atyre që u bombarduan shtëpitë, thjesht më shton vendosmërinë për të bërë pjesën time, për të vazhduar thirrjen për mbështetje të fortë amerikane për miqtë dhe aleatët tanë ukrainas.’

Një nga këshilltarët kryesorë të Zelenskyy-t, Mykhailo Podolyak, tha se Pence ‘e kupton absolutisht qartë se çfarë është Rusia’.

Ai shtoi: ‘Ai e kupton thellësisht Rusinë dhe e kupton thellë natyrën e këtij konflikti, se nuk ka të bëjë me territore, as për asnjë biznes, as për asgjë përveç gjësë kryesore… ato vlera për të cilat u krijuan Shtetet e Bashkuara’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco