Raketat ruse godasin restorantin në Ukrainë, 2 të vdekur e 22 të plagosur

Raketat ruse godasin restorantin në Ukrainë, 2 të vdekur e 22 të plagosur

20:40, 27/06/2023
A+ Aa A-

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 22 janë plagosur, pas një sulmi rus me raketa në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk.

Një restorant dhe zonë dyqanesh në qendër të qytetit janë shkatërruar, ka bërë të ditur ministria e Brendshme ukrainase.

Ka dyshime se mund të ketë ende njerëz që kanë mbetur poshtë rrënojave të zonës.

Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se kundërofensiva është duke avancuar në të gjitha frontet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco