Lajmi i fundit

ODEON/ Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, Oltsen Gripshi zbulon detajet: 13 shtete për...

Çfarë ka ndodhur sot në mëngjes në Rusi dhe Ukrainë?

Çfarë ka ndodhur sot në mëngjes në Rusi dhe Ukrainë?

16:32, 27/06/2023
A+ Aa A-

Një përmbledhje e zhvillimeve gjatë paradites:

Presidenti rus Vladimir Putin përgëzoi personelin ushtarak për të cilin thotë se "ka ndalur një luftë civile" dhe duke iu drejtuar atyre, bën thirrje për një minutë heshtje për pilotët e vrarë në përleshjet gjatë rebelimit të Ëagnerit.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se janë duke u zhvilluar përgatitjet që Ëagner të dorëzojë pajisjet e tij ushtarake, duke nënkuptuar se grupi Ëagner mund të shpërbëhet.

Të tre agjencitë kryesore ruse të lajmeve, duke cituar shërbimin e sigurisë FSB, thonë se çështja penale kundër rebelëve të Ëagner është mbyllur.

Një avion i lidhur me shefin e Ëagner-it, Yevgeny Prigozhin, zbarkoi në Bjellorusi, ku raportohet se ishte internuar pas kryengritjes.

Udhëheqësi i Bjellorusisë Alexander Lukashenko thotë se ishte "e dhimbshme të shikoje" rebelimin e grupit Ëagner në Rusi dhe se ai kishte urdhëruar trupat e tij të ishin "të gatshme për luftim" gjatë rebelimit.

Ndërkohë, kundërofensiva e Ukrainës vazhdon ndërsa Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se trupat e tij "kanë avancuar në të gjitha drejtimet" në front.

Rebelimi i Wagnerit ishte një sfidë e paprecedentë për autoritetin e Vladimir Putin.

Sot presidenti u përpoq të ndryshonte optikën. Dhe e portretizoi atë që kishte ndodhur si fitore të tij dhe një fitore për Rusinë.

Në sheshin e Katedrales së Kremlinit ai iu drejtua 2,500 ushtarëve dhe oficerëve të policisë, rojeve ruse dhe zyrtarëve të sigurisë - për t'i falënderuar për besnikërinë dhe për ndihmën për të shuar rebelimin.

Udhëheqësi i Kremlinit i vlerësoi ata për mbrojtjen e rendit kushtetues, jetës, sigurisë dhe lirisë së rusëve, ata në fakt, tha presidenti, ndaluan një luftë civile.

Ai nuk përmendi marrëveshjen që Kremlini kishte bërë me grupin mercenar Wagner për t'i dhënë fund kryengritjes – marrëveshje që u kishte dhënë luftëtarëve Wagner dhe liderit të tyre Yevgeny Prigozhin imunitet nga ndjekja penale – edhe pse sipas marrëveshjes, Prigozhin duhet të transferohet në Bjellorusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco