OKB publikon raportin: Mbi 1000 afganë të vrarë dhe 3000 të plagosur me marrjen e pushtetit nga talebanët

OKB publikon raportin: Mbi 1000 afganë të vrarë dhe 3000 të plagosur me marrjen e pushtetit nga talebanët

12:39, 27/06/2023
A+ Aa A-

Mbi 1000 afganë të vrarë dhe afro 3000 të plagosur është raporti i publikuar nga OKB për situatën në Afganistan që kur talebanët morën pushtetin. Shqetësuese mbeten vetëvrasjet me qëllim bombardimin e zonave publike.

Mbi 1000 civilë afganë vlerësohet se janë vrarë në në afro dy vite që kur talibanët kanë marë pushtetin.

Sipas një raporti të ri nga Kombet e Bashkuara në Afganistan gjatë periudhës 15 gusht 2021, maj 2023, kanë mbetur 2.679 qytetarë të plagosur.

Bombat dhe pajisjet e tjera të improvizuara shpërthyese kanë shkaktuar shumicën e vdekjeve të cilat përllogariten afro 700.

Në mesin e të vrarëve numërohen 92 gra dhe 287 fëmijë.

Të gjitha në ambiente publike, përfshirë xhami, tregje dhe shkolla.

Megjithatë, të dhënat e raportit janë hedhur poshtë prej talebanëve.

Në një reagim, Ministria e Jashtme e udhëhequr prej tyre tha se situata është përmirësuar gradualisht që nga gushti 2021.

"Siguria është shtuar në të gjithë vendin", thuhet në deklaratë, duke shtuar se talebanët janë të kujdesshëm të mos cënojnë sigurinë e vendeve të shenjta.

Prej kthimit në pushtet, në gusht të vitit 2021, talibanët kanë nisur të zbatojnë rregullore dhe ligje të ashpra, përfshirë ndalesën ndaj grave dhe vajzave në shkollim, pas klasës së gjashtë.

Pavarësisht presionit kombëtar dhe ndërkombëtar, talibanët nuk kanë thënë se do t’i rihapin shkollat për vajzat.

Administrata e talebanëve ende nuk është njohur zyrtarisht nga OKB-ja dhe komuniteti ndërkombëtar si forcë qeverirëse në krye të Afganistanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco